E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi do të hapë ambasadë në Kosovë

PODGORICE- Mali i Zi së shpejti do të hapë përfaqësinë diplomatike në Kosovë, kumtoi zëvendëskryeministri malazez, Svetozar Maroviç.

I pyetur se ky vendim a do të rrezikojë marrëdhëniet me Serbinë, Marovic thesoi se nuk ka barriera për hapjen e pëfaqësisë diplomatike në Kosovë dhe se nuk ka arsye që serbët të hidhërohen.

“Çdo shtet është sovran rreth çështje që kanë të bëjnë me politikat e brendshme dhe të jashtme, por gjithashtu duhet të mbahet llogari edhe për marrëdhëniet me fqinjët”, ka theksuar Maroviç. Sipas tij, me rëndësi është zgjidhja e statusit të personave të shpërngulur malazez nga Kosova. Ai ka shfaqur shpresën se nuk do të paraqiten probleme rreth zgjidhjes së kësaj çështje.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›