Spahiu kundër gjyqtarëve: Jo konferencë pa ligj
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu tha se për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLD-së nga Konferenca Gjyqësore, duhet pritur miratimi i këtij ligji në Parlament.
“Situata ka vetëm një zgjidhje që projektligji i hartuar nga Ministria e drejtësisë të kalojë gjithë fazat dhe etapat e një procesi ligjor, të miratohet nga Këshilli i Minstrave, të kalohet në komisionin e ligjeve dhe më pas të miratohet në Parlament. Një anëtar i KLD-së në bazë të ligjit 7 të KLD-së, i përfundon mandati kur emërohet anëtari i ri i KLD-së që e zëvendëson atë”, deklaroi Spahiu.
Ai ka shtuar se ligjmëria e Konferencës Gjyqësore varet nga Gjykata Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese e ka deklaruar antikushtetues ligjin për Konferencën Gjyqësore dhe në këto kushte Konferenca Gjyqësore nuk ekziston”, theksoi nënkryetari i KLD-së.
Nga ana tjetër, gjyqtarët kanë vendosur të hënën të thërrasin një konferencë të jashtëzakonshme në datën 5 dhjetor për të zgjidhur disa nga problemet e drejtësisë, që në fakt duhet t’i zgjidhte Parlamenti. Bojkoti i opozitës ka bërë që puna në këto institucione të bllokohet.