Juve, tani kërkesë zyrtare për rikthimin e titullit 2006
Më mëngjesin e djeshëm Këshilli Administrativ i Juventusit është mbledhur në ambientet e klubit për të aprovuar bilancin e tremujorit të tretë. Në katër orë mbledhje, Zhan Klod Blank (presidenti në ikje) ka ilustruar planet e komitetit sportiv dhe të strukturës së re të klubit. Këshilli votoi edhe për t’i dërguar presidentit të CONI-it dhe FIGC-së, Prokurorit Federal dhe Kryeprokurorit Federal një ankesë, ku kërkohet revokimi i vendimit për t’i dhënë Interit titullin e sezonit 2005-2006. “Në ankesën e prezantuar sot, thotë komunikata zyrtare e Juventusit, bëhet një referimi i qartë për të rejat e fundit në procesin penal në vazhdim, që po zhvillohet në Gjykatën e Napolit, të cilat zbulojnë ekzistencën e një rrjeti kontaktesh mes eksponentëve të klubit, që përfitoi në tavolinë titullin e 2005-2006. Një gjë e tillë shkon në dëm të Juventusit, duke shkelur principin e barazisë. Prandaj ne kërkojmë hedhjen poshtë të vendimit të mëparshëm dhe rikthimin e titullit, të cilin e kemi fituar me meritë në fushën e lojës”.
#