E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëfehet Maradona: Prej 6 vitesh nuk përdor më drogë

Argjentina

Diego Armando Maradona nuk ndryshon. Trajneri i Kombëtares argjentinase vazhdon të shfaqet arrogant, por në të njëjtën kohë modest, idhull e njëkohësisht njeri i thjeshtë. Në një emision të suksesshëm të së dielës në vendlindje, ai flet për gjithçka, duke e shndërruar intervistën në një rrëfim. “Prej gjashtë vitesh nuk përdor drogë, pranoi ‘Pibe de Oro’. Përpara dhjetë ditësh festova 6-vjetorin e shkëputjes. Ia dola falë mbështetjes së vajzave të mia, Dalma dhe Xhanina”. Rreth ngjarjeve të vitit 2004, ai tregoi mes emocioneve: “Gjithçka ndryshoi kur dola nga klinika. Dalma më tregoi se kur ndodhesha në terapi intensive, Xhanina më tërhiqte nga rrobat dhe kërkonte të jetoja për të, pasi isha babai i saj dhe kishte nevojë për mua. Jam penduar që nuk i qëndrova pranë bashkëshortes, Klaudias, e cila bënte rolin e nënës dhe të babait për vajzat”. Në fund, Maradona foli edhe për Botërorin 2010: “Pasi mposhtëm Gjermaninë në miqësore, të gjithë e kuptuan se nuk mund ta nënvlerësojnë Argjentinën”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›