Murinjo dhe Reali: O tani, o kurrë! Portugezi nxiton drejt së ardhmes
Megafoni i “As”, e përditshmja e njohur pranë Realit të Madridit bëri të ditur dje se “Zhoze Murinjo, ose më mirë, njerëzit përreth tij, janë kontaktuar vërtet nga klubi spanjoll dhe është demonstruar i gatshëm, me kusht që presidenti Florentino Perez të vendosë shpejt dhe pa hezitim, ta marrë atë në pankinën e madrilenëve. Në të vërtetë, vullneti i Murinjos dhe i Horge Mendes është ai i mbylljes së një tratative para finales së Champions League. Përderisa është e thënë që gjithçka të jetë e vërtetë apo vetëm e mundshme, nxitimi i Murinjos është absolutisht i qartë dhe logjik. Mbi të gjitha, për të zbrazur fushën nga ndonjë pretendent tjetër për pankinën e atij që tashmë mund të quhet një “ish”, Manuel Pelegrini: sa për fillim atë të Rafa Benitez, i cili pas finteve që i bëri Juventusit është rikthyer prepotent në garë për të qenë ai zot në Bernabeu. Më e sfumuar, por ende prezente, është edhe hija e Fabio Kapelos. Vendimi në një kohë të shpejtë është i domosdoshëm edhe për të programuar me portugezin Murinjon sezonin e ardhshëm: blerjet dhe shitjet, fazën përgatitore, strategjitë. Murinjo, më mirë të mos e harrojmë, arriti marrëveshjen me Interin që në maj të 2008-s (shumë kohë përpara se Mançini të divorcohej nga Mançini pas Inter-Liverpul) dhe themelimin i makinerisë së re Inter u bë me një lëvizje të plotë. Megjithatë Madridi shpreson dhe kapet pas çdo fjale dyshuese të “Special One” rreth së ardhmes. Mbi të ardhmen e Murinjos flet edhe presidenti Masimo Morati. “Ne sinqerisht mendojmë të mbyllim kampionatin, siguron Morati. Nuk dimë edhe nëse të gjitha këto që thuhen janë të vërteta, prandaj pse të nxitohemi. Nuk ka asgjë të fshehtë. Askush nuk shqetësohet, as Murinjo dhe as unë, që të mendojmë për t’u përgjigjur mediatikisht”. Pastaj numri një i zikaltërve i bën elozhe “Special One”: “Nuk e di nëse gjithçka ka qenë e llogaritur apo jo, por ka qenë një menaxhim për të sjellë skuadrën deri këtu, për të rezistuar sa më shumë dhe për të bërë që futbollistët të jenë në formë. Për momentin i shikoj lojtarët e mi të tillë dhe jam i lumtur”.
#