Topi dekreton ligjin për sektorin minerar
Ligji në fjalë snon të rregullojë veprimtarinë në sektorin minerar duke garantuar transparencën dhe konkurrencën e lirë në të, si dhe maksimizimin e fitimeve nga ky sektor, por në harmoni me politikat e mbrojtjes së mjedisit.
Gjithashtu, Topi ka dekretuar edhe ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore", të cilat garantojnë funksionimin e policisë gjyqësore sipas Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi, si dhe shmangien e rasteve të përdorimit në mënyrë abuzive të këtij institucioni.
Ky ligj ka dhe konsensusin e institucionit të Prokuroris. Gjithashtu, Presidenti dekretoi sot shpalljen e ligjit "Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve", si dhe të disa shtesave dhe ndryshimeve në ligjin "Për transportet rrugore".