Laporta: Fabregas, një mundësi reale për Barcelonën
Presidenti i katalanasve, Huan Laporta deklaron se do të provojë sot një tjetër tentativë për të sjellë në “Kamp Nou” futbollistin e përfaqësueses spanjolle. Sipas Laportës, shuma prej 35 milionë eurosh është më realja për të blerë kartonin e Fabregasit.
“Arsenali refuzoi ofertën tonë të parë, dhe tani menaxherët tanë po planifikojnë një lëvizje tjetër, - deklaroi presidenti Laporta në faqen zyrtare të Barcelonës. – Dyert e komunikimit i kemi lënë të hapura. Shpresoj që Arsenali ta kuptojë situatën”.
Laporta thekson se më e mira do të ishte që Fabregas të sigurojë kalimin të kampionët e Spanjës para se të nisë Botërori “Afrikë e Jugut 2010”.