Hamdi Salihi sulmuesi më i mirë shqiptar i sezonit
Me golat e shënuar tek Rapidi i Vjenës, bomberi shqiptar pozicionohet i 72-ti në renditjen e përgjithshme të golashënuesve evropianë. Kampionatin e sapopërfunduar, Hamdi Salihi arriti të shënojë 17 gola në kampionatin austriak, duke grumbulluar 25.5 pikë në total.
"Këpuca e artë" e Evropës është sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi, i cili ka grumbulluar 68 pikë me 34 gola të shënuar në kampionatin spanjoll.
Didier Drogba i çelsit (29 gola/58 pikë) dhe Antonio di Natale i Udinezes (29 gola/58 pikë) janë në vendin e dytë.
Lojtari me më shumë gola në Evropë sezonin e kaluar ishte sulmuesi i Ajaksit të Amsterdamit, Suarez me 35 gola, por koeficienti i kampionatit holandez është 1.5 dhe pikët e fituara nga Suarez janë 52.5.
Interesant është fakti se Salihi ka lënë pas emra të tillë, si Samuel Eto i Interit (12 gola/24 pikë), apo Ronaldinjon e Milanit (12/24).
Në listën e 150 golashënuesve më të mirëve në Evropë nuk është përfshirë edhe Daniel Xhafaj, fituesi i “Këpucës së artë” në Shqipëri. Sulmuesi i Besës shënoi 18 gola, por koeficienti i kampionatit shqiptar është vetëm 1 pikë.