E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi: Besoj në triumfin e Argjentinës

“është normale që Argjentina të jetë pretendente për titull. Kemi lojtar të shkëlqyer dhe jemi një kombëtare e madhe, gjithmonë në luftë për tituj”, shprehet Mesi.

Megjithatë, ylli i futbollit botëror deklaron se në këtë garë nuk ka ekipe të lehta: “Kam parë Nigerinë në Kupën Afrikane të Kombeve. Janë një ekip tipik i atij kontinenti, me lojtarë të mirë, të fortë fizikisht, të ngjashëm me Bregun e Fildishtë”.

Fituesi në fuqi i “Topit të Artë” beson në talentin e shokëve të skuadrës, duke e konsideruar të kaluar grupin.

Argjentina bën pjesë në grupin B, së bashku me Nigerinë, Korenë e Jugut dhe Greqinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›