E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rio Ferdinand i thotë lamtumirë Botërorit?

Mbrojtësi anglez ka shfaqur probleme në gju gjatë stërvitjes së fundit, dhe më pas është dërguar në spital për t’iu nënshtruar analizave mjekësore. Trajneri Fabio Kapelo shpreson që kapiteni të mos ketë dëmtim serioz, por dyshohet që ai të ketë këputje të ligamenteve.

Rio Ferdinand mori shiritin e kapitenit tek përfaqësuesja angleze, pasi ai iu hoq Xhon Territ pas skandalit seksual që shkaktoi.

Sa i përket futbollistëve të tjerë të Anglisë, David Xhejms pati disa probleme me gjurin, por gjithçka kaloi pa rrezik. Ndërkohë, Berri ka filluar të stërvitet normalisht me pjesën tjetër të ekipit të drejtuar nga italiani Fabio Kapelo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›