Bridgestone arrin kualifikimin më të mirë sezonal

Kompania Bridgestone arriti kualifikimet më të mira të vitit në provat e Magny-Cours. Skuderia Ferrari shkëlqeu në mënyrë të vecantë duke zënë dy vendet e para për herë të tretë gjatë këtij sezoni. Në "Top 5" gjenden edhe dy makinat Tojota të Jarno Trulit dhe Ralf Shumakerit, respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.
"Kondicionet e pistë gjatë provave të mëngjezit nuk ishin ideale për shkak të shiut, por për fat të mirë në ato kualifikueset pista ishte e pastër dhe na ndihmoi për të bërë zgjidhjen e duhur të gomave. Sot patëm rezultate shuëm të mira me katër makinat që përdorin goma Bridgestone duke qenë në pesë vendet e para. Ferrari regjistroi një tjetër dopietë të shkëlqyer dhe dyshja e Tojotës duket shumë e fortë në pozicionet katër dhe pesë",- komentoi Hisao Suganua, drejtori teknik i Bridgestone Motorsport.
"Edhe Niko Rosberg shkoi shumë mirë ne fazën finale. Ishte një tregues i mirë i paraqitjeve të gomave tona në këtë fundjavë dhe ashtu si funskionuan ekipet duket qartë se kanë paketa të plota", - konkluzoi inxhinieri japonez.