Ronaldo shikon perendimin ne horizont

Ish fenomeni Ronaldo sqaron disa pika te erreta qe kane mbuluar karrieren e tij dhe zbulon detaje te ardhmen pas operacionit ne gju qe e detyroi te qendroje per shume kohe larg fushave.
Ronaldo nuk perjashton mundesine qe shume shpejt te kthehet ne fushe me skuadren e Flamengos, por shton gjithashtu se 2009-a mund te jete viti i largimit perfundimtar nga futbolli i luajtur. “Nese gjithcka do shkoje mire, dua te qendroj tel Flamengo. Kam luajtur per 16 vjet ne Europe dhe tani kam deshire te qendroj ne shtepi”, thekson sulmuesi brazilian.
“Flamengo eshte skuadra ime e preferuar por do te largohem nese nuk do jem ne lartesine e duhur. Nuk ka kuptim te luash ne stadiumin Maracana dhe ne te njejten kohe te fishkellehesh. Nese nuk do ndihem ne forme ne vitin 2009 atehere mund te var kepucet ne gozhde”, qarteson Ronaldo ne nje konference per shtyp.