E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raikkonen, deshtimi i sezonit 2008

Piloti i Ferrarit mendon se ne kete sezon karriera e tij nuk ka lene asnje shenje per t’u mbajtur mend gjate.

Kur duhet edhe nje gare nga perfundimi i kampionatit te Formula 1, Kimi Raikkonen ben disa llogari. Piloti i Ferrarit mendon se ne kete sezon karriera e tij nuk ka lene asnje shenje per t’u mbajtur mend gjate.

“Nuk ka shume gjera pozitive qe duhen mbajtur mend nga ky sezon”, eshte shprehur kampioi i botes ne fuqi edhe per disa dite. Ne vijim te intervistes se tij, “Ice Boy” premton se pavaresisht daljes nga gara per titull, do jape gjithcka per te ndihmuar skuderine Ferrari dhe shokun e skuadres, Felipe Massa.

“Duhet te analizojme deri ne detaje gjithcka ka ndodhur gjate ketij sezoni. Ne kete menyre duhet te mesojme nga gabimet tona”, shtoi Raikkonen. Piloti finlandez ka qene shume larg formes se tij ne sezonin 2008 pasi nuk arriti te ngjitej asnjehere ne nivelin e pretendentit per te mbrojtur titullin kampion te fituar vjet ne garen e fundit, ate te Brazilit, ku pas pak ditesh do te luhet akti final.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›