Adriano vonohet, Mourinho vepron me dore te hekurt

“Perandori” nuk arrin te ulet serish ne fronin e braktisur para disa kohesh. Sulmuesi brazilian i Interit, Adriano nuk i ka punet ne vije as me teknikun e ri, Jose Mourinho.
Portugezi u trumbetua si njeriu qe rilindi sulmuesin brazilian, por tashme duket se konflikti mes te dyve ka marre udhe. Adriano-s i ka shkuar kot mundimi per te marre pjese ne stervitje pasi ora e Mourinho-s sinjalizoi per vonesen e sulmuesit dhe kjo ka bere qe braziliani te rikthehet nga rruga prej se ciles shkoi ne fushen stervitore. Pas kercenimit per masa te rrepta ndaj thyeresve te “ligjit” ne ambientin zikalter, duket se braziliani eshte “viktima” e pare.
Dihej edhe me pare se Adriano ishte ne “listen e zeze”, por ky veprim i ka vene vulen dhe kupa duket se eshte mbushur. Perjashtimi nga stervitja do ta lere ate edhe jashte listes anti-Fiorentina. “Dora e hekurt” e portugezit pritet te bjere edhe mbi disa lojtare te tjere por emrat e tyre do te mesohen vetem ne prag te ndeshjes kunder skuadres vjollce.