E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria synon ta ndalë liderin

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet të enjten në Gjakovë, ndërmjet Lirisë e Trepçës ’89. Prizrenasit janë mobilizuar që ta mposhtin liderin aktual të Superligës, për t’iu rikthyer kështu fitoreve pas plot gjashtë javësh. Në anën tjetër, edhe ‘Xehetarët’ synojnë të nxjerrin pikë nga kjo përballje për ta përforcuar edhe më shumë pozicionin e tyre në krye të tabelës.

Xhiroja e tetë e Superligës së Kosovës në futboll do të përmbyllet me një ndeshje shumë interesante, e cila do të zhvillohet të enjten në Gjakovë, ndërmjet Lirisë e Trepçës ’89.

Fakti që vetëm fitorja është objektiv i këtyre dy ekipeve, pritet ta bëjë shumë interesant këtë duel. Liria nuk ka fituar qysh prej xhiros së parë të kampionatit, derisa prej gjashtë ndeshjeve të tjera i ka regjistruar vetëm tri barazime krahas tri disfatave. Andaj, prizrenasit synojnë që ta japin atomin e fundit për t’iu rikthyer fitoreve.

“Kemi punuar mirë. Tashmë kthehen edhe tre të suspenduarit nga java e fundit: Brando, Kryeziu e Muriqi. Pres që futbollistët e mi kundër Trepçës ’89 t’i tregojnë vlerat dhe të fitojmë”, ka thënë trajneri i Lirisë, Skënder Kapra.

Mirëpo, bardhezinjtë nuk do ta kenë të lehtë ta arrijnë objektivin, sepse fitore ndaj tyre synon edhe Trepça ’89, me qëllim që ta përforcojë pozicionin e saj në krye të renditjes tabelore, sidomos tani pasi rivali i saj, Prishtina të martën u mposht turpshëm nga Hysi.

“Humbja e Prishtinës është e mirëseardhur për ne, edhe pse realisht ne nuk i shikojmë fort të tjerët, por i shikojmë rrugët tona. Liria është një skuadër e mirë, e cila me pikën e fituar ndaj Dritës dhe me faktin se do të luajë ndaj liderit, të enjten do të hyjë shumë e motivuar. Prandaj, nuk do ta kemi të lehtë, por ne synojmë ta shfrytëzojmë këtë formë të mirë dhe ta nxjerrim një rezultat sa më pozitiv që mundemi. Në fund të fundit, edhe barazimi nuk do të ishte epilog i keq për ne”, u shpreh strategu i ‘Xehetarëve’, Gani Sejdiu. Duhet theksuar se ky duel mes rivalëve të vjetër do të fillojë në orën 15:00.

Superliga – xhiroja e tetë

E enjte

Liria – Trepça ’89 15:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›