E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus-Milan, përplasen rreth rekordit

A e përfundoi Milani rekordin pa humbje të Juventusit këtë sezon? Dy gjigantët italian, nuk pajtohen.

Rossonerët ‘mposhtën’ Bianconerët 2-1 pas 90 minutave në Coppa Italia të martën por rezultati i përgjithshëm ishte i barabartë 3-3 dhe u desh të zhvillohet loja shtesë.

Mirko Vucinic realizoi një gol të jashtëzakonshëm për Juventusin dhe dërgoi skuadrën e tij në finale. E përditshmja Gazzetta dello Sport e përshkroi ndeshjen në barazim dhe sugjeroi se Juventus është ende i pamposhtur këtë sezon. Me këtë nuk u pajtua nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani.

“Nëse llogaritni rregullën e 90 minutave atëherë Juventusi është mposhtur”, tha Galliani. “Loja shtesë u nevojit për shkak të rregullave të garës, Andaj, Juventusi nuk e ruajti rekordin pa humbje”, theksoi ai.

Juventus mendon ndryshe dhe drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta insiston se 30 minutat e lojës shtesë ishin pjesë e të njëjtës ndeshje.

“Më duket se Gazzetta e shpjegoi atë që llogaritet në nivelin e statistikave. Kur një ndeshje shkon në lojë shtesë, llogaritet rezultati në fund të 120 minutave dhe jo pas 90. Kjo është logjike. Pasi Maxi Lopez shënoi për 2-1, ne nuk ishim të eliminuar dhe e dinim se janë edhe 30 minuta lojë. Në ligë, do të kishim kthyer topin në mes dhe hedhur në sulm, por këtu bëhej fjalë për një garë tjetër”, deklaroi Marotta.

Pa marr parasysh ‘humbjen’ ose ‘barazimin’ e së martës, Juventus është i pamposhtur pas 28 xhirosh në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›