17 akuza kundër rreshterit Bayles

Rreshteri i ushtrisë amerikane, Robert Bayles, do të ngarkohet me 17 akuza për vrasjen e civilëve afganë.
Mediat amerikane, të cilat citojnë një “zyrtar amerikan”, njoftuan se, sipas tij, përveç kësaj në mesin e akuzave të tjera ndaj Bayles hyjnë edhe gjashtë pika, të cilat kanë të bëjnë me vrasje në tentativë, si dhe gjashtë akuza për sulm të rëndë, braktisje të detyrës dhe shkelje të ligjit ushtarak.
Ndryshe, rreshteri Bayles akuzohet se në mëngjesin e 11 marsit ka braktisur bazën e tij në Afganistanin jugor, dhe pastaj ka shkuar në dy fshatra afgane, ku ka vrarë nëntë fëmijë dhe shtatë të rritur. Disa prej të vrarëve pastaj ua , ka djegur trupat.