Messi zvogëloi suksesin e Mourinhos

Mourinho konsiderohet si një prej strategëve më të mëdhenj në botë por deri më tani, pas ardhjes së tij në Santiago Bernabeu më 2010, ai ka ngritur vetëm një trofe, në Copa del Rey.
Ish reprezentuesi i Francës, Trezeguet është i bindur se Mourinho do të kishte rrëmbyer më tepër tituj nëse nuk do të kishte pasur për kundërshtar Messin. “Nëse Messi nuk do të ishte në Barcelonë, Mourinho do të fitonte 10 herë më tepër tituj se që ka fituar. Messi është më i miri në botë. Ai është më i jashtëzakonshëm se dhjetë futbollistë të kësaj kategorie”, tha Trezeguet gjatë një interviste për Tyc Sports.
“Barcelona është në dritë, kurse Reali, një prej skuadrave më të mira në botë, ende jeton në errësirë”, shtoi ai. Megjithatë, Trezeguet insiston se statusi i Mourinhos nuk është zbehur nga mungesa e suksesit me Realin.
“Të gjithë më kanë folur mirë për të. Futbollistët e Portos, Chelseas, Real Madridit”, përfundoi ai.