E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus-Milan, sfida Scudetto

Selektori i Italisë, Cesare Prandelli beson se gara për titull gjatë këtij sezoni në Serie A do të zhvillohet mes Juventusit dhe Milanit.

Pas 20 xhirosh, Bianconerët janë lider me një pikë më tepër se Rossonerët dhe Prandelli pret që këto dy skuadra të thonë fjalën e fundit deri në fund të Kampionatit.

“Vështirë të thuhet se kush është favorit mes Juventusit dhe Milanit. Janë të dyja skuadra të mëdha me dëshirë të madhe për të fituar diçka të rëndësishme” deklaroi Prandelli për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›