Valdes kërkon 18 fitore

Gjiganti katalan gjendet shtatë pikë prapa liderit Real Madrid, pas barazimit dëshpërues 0-0 në El Madrigal të shtunën dhe portieri spanjoll ka thënë se skuadra tani është në pozitë të vështirë.
“Nuk ka më vend për gabime. Kemi humbur dy pikë të rëndësishme kundër Villarrealit dhe tani duhet të fitojmë të gjitha pikët e mbetura”, tha Valdes për të përditshmen katalane Sport.
“Nëse duam të luftojmë për ligë, nuk guxojmë të gabojmë sërish sepse kemi para nesh një rival të fuqishëm”, shtoi ai. Duke kërkuar shpjegim për shumë pikë të humbura të Barcelonës në periudhën e fundit e sidomos në udhëtime, Valdes beson se lodhja ka ndikuar në ekip pas pjesëmarrjes në Kampionatin botëror të klubeve në dhjetor.
“Lëndimet asnjëherë nuk mund të përdoren si arsyetim. Vetëm ekipet e vogla e thonë këtë. Por, mendoj se jemi lodhur”, përfundoi ai. Barcelona kthehet në La Liga kundër Valencias në Mestalla në fundjavë, kurse Reali është mysafir i Getafes.