E Diel, 1 Nëntor 2026

Çipi: Korçarët sjanë gjahtarë të mirë, kanë gjyqtarë të mirë

Nga ELTON NIKA

Shefi i klubit të Flamurtarit i përgjigjet presidentit të Skënderbeut, teksa kërkon të flitet më shumë pas ndeshjes të së martës

Rriten emocionet për ndeshjen përballë Skënderbeut. Por mes deklaratave nga të dy kampet, natyrisht që ngacmimet kanë zënë pjesën kryesore të mediave sportive në vend, ndërsa edhe njëherë tetër kjo përballje pritet të shkojë më shumë se fusha e lojës. Flamurtari, gjahu i Skëderbeut, thoshte dje numri një i klubit korçar. Por këtë duhet ta tregojë vetëm fusha e lojës.

Mes deklaratave të ardhura nga kampi korçar drejtues të Flamurtarit kanë kërkuar që të mos i kushtojnë shumë rëndësi, por gjithsesi mendojë se më e mira e mundshme është që përgjigja tu kthehet në fushën e lojës. I këtij mendimi është në të njëjtën kohë edhe shefi i klubit të Flamurtarit, Geri Çipi, për të cilin kjo përballje vendoset në fushën e lojës, korçarët le të vijojnë të flasin. A do të jemi ne gjahu i tyre?

Po, kanë gjyqtarë, më falni, gjahtarë të mirë, ndoshta. Ne jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe natyrisht do të kërkojmë që në fushë të flasim me gjuhën e futbollit. Natyrisht që komente para këtij takimi nuk mund të mungojnë. Por më e mira e të gjithave është që gjithçka tia lëmë fushës dhe më pas shohim.

Ndoshta ka ardhur koha që fjalët e thëna nga kampi tjetër të lihen, me qëllimin kryesor që vetë ata të ndihen të kënaqur se e kanë fituar ndeshjen, madje pa u luajtur fare kjo përballje. Unë mendoj se në këto ditë më e mira e mundshme është që fjala ti takojë ekipit dhe futbollistëve, të cilët e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës.

Nga ngacmimet, deklaratat e shumta dhe nga fjalët e tyre nuk na vjen gjë e keqe, përkundrazi, le të vijojnë të flasin, ndoshta u tregojmë se si duhet folur pas takimit, kur të përfundojë kjo përballje. Duhet të dinë një gjë, se ndaj Flamurtarit kanë shumë pak shanse. Atë çfarë u ka bërë Flamurtari në fushë duhet vite që ta arrijnë.

Kjo është vetëm një ndeshje, që thuajse ka shumë pak rëndësi, për atë që është vetëm takimi i parë i këtij viti dhe me Skënderbeun, veç ditës së martë, kemi për tu ndeshur sërish edhe dy herë të tjera, në takime që ndoshta do të ketë me shumë rëndësi se ai i kësaj jave, prandaj fjalët janë të kota.

Synimi i Flamurtarit, dihet, të bëjë një ndeshje të mirë, pastaj kush është gjahu dhe gjahtari, do ta shohim në fushën e lojës, edhe pse kemi treguar se, pavarësisht rezultateve që kemi arritur edhe në stadiumin e tyre, gjahtari kemi  qenë ne. Ujqërit, siç e quajnë veten ata, goditen nga gjahtari, kështu që i bëni llogaritë vetë se kush është gjahtari. Ne do të flasim në fushën e lojës, – përfundon shefi i klubit të Flamurtarit, Geri Çipi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›