Walcott-Capello, rikthehet qetësia

Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 17:46
Duket se është rikthyer qetësia në mes të Theo Walcott e Fabio Capellos. Futbollistit të krahut të djathtë nuk i kishte pëlqyer aspak fakti se mbeti jashtë Botërorit 2010 dhe ka punuar intensivisht për ta bindur selektorin Capello.
Trajnerit italian i ka pëlqyer angazhimi i futbollistit të Arsenalit dhe mund ta ftojë në Kombëtare sërish.
“Më vjen mirë që e kam rikthyer besimin e Capellos. Edhe pse e kam humbur Botërorin, më pëlqen fakti kur selektori beson në mua. Kam pasur shumë ngritje e zbritje në karrierë dhe mendoj se kjo pauzë më ka ndihmuar që të bëhem lojtar më i mirë”, tha mesfushori anglez.