E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea ia mësyn Fabregasit

Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 17:42

Pas transferimit të Fernando Torres, apetitet e Chelseas për të blerë lojtarë të mëdhenj janë rritur.

Tabloidi britanik The Sun shkruan se pronari i klubit londinez, Roman Abramovich është i gatshëm të shpenzojë 50 milionë funte (më shumë se 60 milionë euro) për ta transferuar mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, i cili është objektiv i kahershëm i Barcelonës.

Mesfushori spanjoll pritet të largohet nga Emirates Stadium gjatë verës dhe klubet e interesuara kanë filluar të mendojnë qysh tash për yllin e Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›