Chelsea kërkon Hiddinkun

Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 17:48
Chelsea po kalon momente të vështira dhe pronari Roman Abramovich po mendon për alternativat që do ta zgjonin nga gjumi klubin e tij.
Sipas mediave angleze, miliarderi rus po planifikon që ta rikthejë në Londër trajnerin Guus Hiddink, por në postin e drejtorit sportiv.
Sipas tabloidit Daily Mail, ish trajneri i Chelseas, aktualisht selektor i Turqisë, mund të kthehet në Londër me Carlo Ancelottin që do të mbetej trajner, së paku deri në fund të sezonit.