E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti largohet në fund të sezonit

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 10:20

Carlo Ancelotti do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit si menaxher i Chelseas, por pritet të largohet gjatë verës, derisa klubi të pajtohet me atë që duket se do të jetë sezoni i tretë i epokës së Roman Abramovichit pa fituar asnjë titull, ka njoftuar e përditshmja angleze The Guardian.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve të martën nga Manchester United, lider në Premierligë me 11 pikë më tepër se Chelsea, ka detyruar Ancelottin të pranojë se “nuk është vendim i imi” nëse do të mbetet në klub edhe për vitin e fundit të kontratës së tij.

Italiani e di se do të kompensohet për atë periudhë nëse shkarkohet dhe ende nuk ka biseduar me Abramovichin për të ardhmen e tij. Ndërsa drejtori ekzekutiv i klubit, Ron Gourlay, ka theksuar se një vendim do të merret muajin e ardhshëm.

Abramovich vizitoi zhveshtoret pas humbjes 2-1 në ndeshjen e kthimit nga Manchester United dhe u bëri thirrje futbollistëve “vazhdoni përpara”, duke lënë indikacione se një vendim rreth pozitës së menaxherit nuk do të jetë i menjëhershëm.

Por, në skuadër ekziston një ndjenjë se Ancelotti do të largohet. “Ne fitojmë së bashku, ne humbim së bashku. Duhet të përfundojmë sezonin fuqishëm për vetën, për klubin, për të gjithë”, tha portieri Petr Cech.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›