E Diel, 1 Nëntor 2026

Burreli se fal Mamurrasin, nga një gol për çdo pjesë

Burreli Mamurrasi         2-0

Burreli: Haxhiu (Halluni 62), Frisku, Gjoka, Hima (Neli 15), Allmeta, Haxhia, Çaku, Hoxha, Hoti (Lleshaj 56), Radaj, Ohadiro. Trajner. L. Kola.

Mamurrasi : Aga, Demaj, Gecaj, Noka, Matraku, Hysi (Karajani 58), Dosti, Shima, Dashi, Allamani (Xhelili 71), Rustemi (Sh.Hasani). Trajner. S. Bardhi.

Shënues : Radaj 21, Haxhia 53

Karton i verdhë : Radaj 41

Karton i verdhë : Radaj

Gjyqtarë :D. Jubica,M. Qeseri,N. Sterkaj (Shkodër)

Matjanët kanë arritur më në fund fitoren e parë në këtë kampionat, teksa në shtëpinë e tyre kanë mundur 2-0 Mamurrasi në një situatë shumë të vështirë. Ndeshja nis e qetë, e përqendruar kryesisht në mesfushën mike, ndërkohë që nuk mungojnë edhe rastet në portën e miqve. Megjithatë, rastin e parë për të ndryshuar shfirat e ka Mamurrasi, me anë të Shimës, që gjuan nga një distancë e largët, por pa rezultat. Për Burrelin është Haxhia që gjuan nga një pozicion ballor, por topi ndalet nga portieri Aga. Në minutën e 36-të në fushë ka një moment tensioni mes futbollistëve, pasi miqtë janë mjaft provokues. Katër minuta para fundit të pjesës së parë vjen edhe goli i parë për matjanët. Radaj merr një kros nga korneja dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Burrelit, që shënon kështu dhe golin e parë në këtë kampionat.  Në minutën e 44-t, Allamani gjuan nga distanca, por Haxhiu grushton topin. Pak pas nisjes së pjesës së dytë është përsëri Allamani, i cili humbet një rast të pastër, pasi Gjoka gabon në largimin e topit. Minuta e 53-të sjell golin e dytë për matjanët dhe njëkohësisht  kapitullimin e miqve. Protagonist është Haxhia, i cili, pas një topi të marrë nga një goditje dënimi, gjuan me kokë dhe tund rrjetën e Agës. Në minutën e 85-të, Dashi gjuan drejt Hallunit, pasi ky i fundit kishte dalë nga porta, por është Lleshaj që largon topin. Ndeshja është mbyllur me rezultatin 2-1 dhe Burreli merr kështu 3 pikët e para në këtë kampionat, pas dy humbjeve radhazi. Në këtë ndeshje u vu re një organizim më i mirë i ekipit matjan, që solli rezultatin e dëshiruar.

Trajnerët

Lulëzim Kola, trajner i Burrelit : «Ishte një ndeshje e mirë dhe e prisnim këtë rezultat. Megjithatë, kjo nuk është forma që duhet të ketë Burreli. Të gjithë do të punojmë për më shumë, sepse kemi ende punë për të bërë. Suksese Mamurrasit».

Sinan Bardhi, trajneri i Mamurrasit : « Ekipi u paraqit shumë dobët. Futbollistët nuk dhanë atë që duhet të jepnin në fushë, duke i siguruar vetes këtë humbje të pastër. Burreli e meritoi fitoren dhe i uroj suksese të mëtejshme».

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›