Juventus bën pazar te blutë e Çelsit
Juventusi shpreson të përforcojë radhët duke transferuar lojtarë të Çelsit. ‘Daily Mail’ shkruan se Juventusi ka shtuar interesimin për mbrojtësit e Çelsit, Zhoze Bosingva dhe Juri Zhirkov. Italianët u përpoqën të nënshkruajnë me 28-vjeçarin Bosingëa edhe dy vite më parë dhe kishin dërguar vëzhgues në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Kopenhagënit. Milani dhe Bajern Mynih po ashtu janë duke menduar të bëjnë ofertë për të. Në anën tjetër, mbrojtësi i majtë Zhirkov, 27-vjeçar, është pa kontratë në fund të sezonit të ardhshëm dhe është një mundësi atraktive për Juven për ta sjellë me një çmim të ulur.