Bylis zgjedh Canajn për të mbijetuar në superligë
Ashtu sic ishte lajmëruar nga presidenca e klubit të Bylisit për vendosjen e trajnerit të ri pas ndeshjes me Flamurtarin ashtu ka ndodhur. Dje paradite klubi ka arritur të mbyllë negociatat me Agim Canajn për postin e trajnerit. Ish-trajneri i një mori ekipesh shqiptare, tashmë ka marrë nën drejtim Bylisin. Ekipi ballshiot ndodhet në një gjendje mjafte delikate dhe tashmë është detyra e Canajt që të shpëtojë Bylisin nga rënia në një kategori më poshtë. Trajneri vlonjat zëvendëson në këtë detyrë maqedonasin Ilievski të larguar pak ditë më parë.