E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalke prezanton Rangnik si trajner

Shalke ka emëruar Ralf Rangnik në krye të skuadrës në një kontratë katërvjeçare, bëri të ditur klubi nga ‘Veltins Arena’ para shortit të Ligës së Kampionëve. “Shalke ka trajner të ri në Ralf Rangnik, i cili do të prezantohet të hënën më 21 mars. 52 vjeçari nënshkroi kontratë me Shalken deri më 30 qershor të vitit 2014, ndërsa ndeshja e tij e parë si trajner i Shalkes do të jetë ndaj St Paulit më 1 prill, 2011”, shkruhet në komunikatën e Mbretërve të Kaltër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›