Maksuell në objektivin e Milanit
Milani është i interesuar në anësorin e Barcelonës, Maksuell. Braziliani iu bashkua Barcelonës dy sezone më parë nga Interi dhe Milani tani dëshiron ta rikthejë atë sërish në Itali gjatë verës. Anësori së fundi është shndërruar në zgjidhje të dytë për trajnerin Pep Guardiola, i cili preferon ta angazhojë mbrojtësin tjetër, Adriano. Milan ishte interesuar për Maksuell edhe në janar, por kishte marrë përgjigje negative nga klubi spanjoll. Megjithatë kuqezinjtë synojnë të provojnë transferimin sërish në qershor.