Runi: Jam i lumtur te Mançesteri
Sulmuesi anglez, Uejni Runi, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhnin atë me një largim nga Mançester Junajtid gjatë kësaj vere, duke thënë se ai do ta respektojë kontratën. Mediat angleze raportuan për prishje të marrëdhënieve të Runit me Sër Aleks Ferguson, por duket se nuk ka asgjë të vërtetë në zhurmën e krijuar rreth të ardhmes së lojtarit anglez. “Marrëdhëniet e mia me Sër Aleks Ferguson nuk janë prishur. Unë po kënaqem këtu dhe nëse do ta dëshiroja largimin gjatë verës, nuk do ta kisha nënshkruar kontratën. Unë kam nënshkruar kontratë të re dhe do ta respektoj atë”, ka thënë Runi.