E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus blen Matrin

Nga Express më 10 qershor 2011 në ora 17:49

Juventus ka arritur marrëveshje me Cagliarin për blerjen e sulmuesit Alessandro Matri, kanë njoftuar mediet italiane të premten.

Reprezentuesi italian iu bashkua Juventusit në formë huazimi në janar me mundësi të blerjes për 15.5 milionë euro. Pas një seri bisedimesh mes klubeve, duket se është arritur marrëveshja.

Juventus do të paguajë një shumë të parave, ndërsa të rinjtë Luca Marrone, Christian Pasquato dhe Ciro Immobile do t’i bashkohen Cagliarit si pjesë e marrëveshjes. Matri shkëlqeu me Bianconerët, duke shënuar nëntë gola në 16 paraqitje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›