Maggio kërkon kontratë të re

Nga Express më 10 qershor 2011 në ora 19:21
Christian Maggio shpreson të shpërblehet me kontratë të re nga Napoli.
Mbrojtësi i djathtë, i cili mund të luajë edhe në mesfushë, iu bashkua Napolit më 2008 dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare që rritet gradualisht nga 800 mijë euro në 1.2 milionë euro.
“Ndihem mirë në Napoli. Së pari jemi kualifikuar për në Europa League, pastaj jam paraqitur në Kampionatin botëror, ndërsa tani jemi kualifikuar për në Ligën e Kampionëve. Shpresoj që vlera ime të njihet nga Napoli me kontratë të re”, tha Maggio për Radio Marte.