E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp mban Crouchin

Nga Express më 10 qershor 2011 në ora 18:27

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka insistuar se dëshiron të mbajë sulmuesin Peter Crouch në White Hart Lane. Redknapp shpreson të transferojë një sulmues të ri, por 30 vjeçari Crouch mbetet pjesë e planeve të tij.

I pyetur nëse Crouch do të largohet nga Tottenhami gjatë verës, Redknapp tha për BBC: “Dyshoj, Crouch është futbollist i mirë, më pëlqen. Ne synojmë të sjellim një sulmues, por Crouch nuk është prej atyre që duam t’i shesim”.

Sulmuesit e Tottenhamit, Crouch, Roman Pavlyuchenko dhe Jermain Defoe së bashku shënuan vetëm 32 gola sezonin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›