Young, marrëveshje me Man Utd-in

Nga Express më 10 qershor 2011 në ora 20:33
Sky Sports News ka bërë të ditur se Ashley Young ka arritur marrëveshje personale për transferimin e tij në Manchester United nga Aston Villa.
Mesfushori i talentuar tani pritet të kompletojë kalimin në Old Trafford, pasi të kthehet nga pushimet. Reprezentuesi anglez më herët gjatë këtij muaji kishte pranuar se dëshiron të luajë në shkallën më të lartë, duke zgjuar spekulime se do të largohet nga Villa Park.
Manchester United reagoi menjëherë duke nisur bisedimet me ish futbollistin e Watfordit, i cili spekulohej se kërkohej edhe nga Liverpooli.