E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastore dëshiron të largohet

Nga Express më 10 qershor 2011 në ora 21:33

Ylli i Palermos, Javier Pastore ka bërë të ditur se është i gatshëm të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.

Mesfushori argjentinas spekulohet se kërkohet nga klube të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën, Interin, Real Madridin, Juventusin, Milanin, Romën dhe Chelsean.

“Ndiej se ka ardhur koha të largohem nga Palermo”, tha Pastore për Radio Del Plata. 21 vjeçari ka kontratë me Palermon deri në vitin 2015, ndërsa në klubin sicilian u transferua më 2009 nga Huracani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›