Vetëdigjet një protestues në Izrael

Një protestues izraelit i ka vënë flakën vetes në Tel Aviv, gjatë një manifestimi kundër shtrenjtimit të jetës dhe disa çështjeve të tjera sociale.
Mashkulli, 52 vjeç, është “larë” me benzinë dhe i ka vënë zjarrin vetes duke, i shkaktuar plagë të rënda.
Protesta u mbajt për të kujtuar njëvjetorin e nisjes së demonstratave ndaj problemeve në Izrael. Mashkulli i ka dorëzuar një letër personave që i gjendeshin afër, para se të tentonte vetëvrasjen.
Në letër thuhej: “Shteti izraelit më ka vjedhur dhe më ka lënë trokë. Dy komisione më kanë refuzuar strehimin, edhe pse unë nuk jam i aftë për punë, pas një infarkti që kam pasur.”