E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së shpejti konkursi për prokurorë të të gjitha niveleve

Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 21:53

Në takimin e fundit të mbajtur nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, në mes tjerash është shqyrtuar edhe nevoja për shpalljen e 45 vendeve të lira të punës për prokurorë të të gjitha niveleve.

Bëhet e ditur se në këtë takim u shqyrtua draft-rregullorja për emërimin e prokurorëve.

Pas vërejtjeve dhe sugjerimeve nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës edhe është formuar një grup punues, i cili do t’i inkorporoj vërejtjet dhe sugjerimet dhe do ta përgatit draftin final të kësaj rregulloreje.

Me këtë rregullore do të përcaktohen kriteret që duhen plotësuar kandidatët e interesuar për t’u emëruar prokuror dhe procedurat për emërimin e tyre.

Aprovimi i Rregullores për Emërimin e Prokurorëve, është paraparë të bëhet në takimin e ardhshëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe menjëherë pas miratimit KPK-ja do ta shpallë konkursin për plotësimin e 45 pozitave të lira të punës, për prokurorë të të gjitha niveleve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›