Urimi britanik

Ministri britanik për Europë, David Lidington, ka mirëpritur zgjedhjen e Qeverisë dhe Presidentit të Kosovës.
“E mirëpres formimin e Qeverisë së re të koalicionit në Kosovë dhe zgjedhjen e Presidentit. Kjo është një ngjarje e rëndësishme për Kosovën, e cila sapo ka festuar përvjetorin e tretë të pavarësisë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një përkrahëse e fuqishme e integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe përkrah plotësisht përcaktimin e deklaruar për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Bashkimin e Europian”, ka thënë Lidington.
“Ne presim që të punojmë me Qeverinë për detyrat e rëndësishme përpara, në veçanti për forcimin e sundimit të ligjit, sigurimin e rritjes ekonomike dhe vazhdimin e decentralizimit të shërbimeve te komunitetet lokale”, ka shtuar ai
“Po ashtu përshëndes përkushtimin e fuqishëm për dialogun e lehtësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit, i cili do të promovojë bashkëpunimin, do të ofrojë hapa praktikë për përmirësimin e jetës së njerëzve dhe arritjen e progresit në rrugën drejt Europës”, ka vazhduar Lidington.