Juventus, hetohet presidenti Blanc

(ALBANIA SPORT) – Presidenti i Juventusit të Torinos, Jean-Claude Blanc dhe paraardhësi i tij, Giovanni Cobolli Gigli, janë bërë objekt hetimesh nga autoritetet doganore italiane për pagesa të paligjshme financiare. Lajmi është dhënë nga gazeta italiane “Stampa”.
Autoritetet doganiere janë duke hetuar në lidhje me pagesat ilegale në favor të agjentëve të lojtarëve, një praktikë që po zbatohet shpesh në gjirin e futbollit.
Më parë, tre ish-drejtues të klubit italian, Luciano Moggi, Antonio Giraudo dhe Roberto Bettega, ky i fundit është rikthyer sërish te Juventus, ishin akuzuar për parregullsi në transferimin e lojtarëve në vitin 2006.
Kjo aferë, e lidhur edhe me shumë të tjera, kishte shpërthyer pas hetimeve të skandalit “Calciopoli", në lidhje me ndeshjet e trukuara në futbollin profesionist italian.
Hetimi vjen në një moment të vështirë për Juventusin, që po kalon një peridhë krize me vetëm 3 fitore dhe 9 humbje në 14 ndeshjet e fundit.
Juventusi është eliminuar nga Liga e Kampioneve dhe nga Kupa e Italisë dhe ndodhet në vendin e gjashtë në Serie A.Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 11 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili