E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona kundër Valdanos dhe Realit

Selektori i Argjentinës, Diego Maradona, ka kritikuar Real Madridin dhe drejtorin e përgjithshëm të tyre, ish bashkëlojtarin e tij Jorge Valdano.

Maradona akuzoi Valdanon për favorizimin të futbollistëve jo-argjentinas. Ai kishte shpresuar se Fernando Gago do të gjente klub të ri në janar për shkak të mungesës së aktivizimit të vazhdueshëm në Real. Mirëpo, transferimi në Manchester City dështoi në momentin e fundit.

“Kemi rival të madh. Real Madrid dhe Jorge Valdano”, tha Maradona. “Ata praktikisht e shkatërruan Gabriel Heinzen, deshën ta spastrojnë Fernando Gagon, ndërsa tani Gonzalo Higuain duhet të jetë në radhë sepse shënon më tepër gola se Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo së bashku”, shtoi ai.

Maradona ka shprehur habinë e tij se Valdano mund të favorizojë një tjetër futbollist para një reprezentuesi argjentinas. “Kam pasur marrëdhënie të mira me të (Valdano), por fakti se një argjentinas mund të punojë në dëm të një argjentinasi tjetër më neverit”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›