E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, nuk luhet Shkumbini – Dinamo

(ALBANIA SPORT) – Shkumbini-Dinamo, ndeshja e vlefshme për takimin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, nuk u zhvillua për shkak të gjendjes shumë të keqe të fushës së Peqinit, thuajse të mbuluar nga uji.
Gjyqtari i takimit në konsultim edhe me stafet e dy skuadrave, si dhe me delegatin e FSHF-së, vendosën moszhvillimin e ndeshjes.
Edhe në takimin e tyre të fundit në kampionat, në javën e 16-të të Superligës, gjendja e terrenit gjatë zhvillimit të ndeshjes u bë e papërshtatshme, por takimi vazhdoi dhe përfundoi me fitoren 4-0 të Shkumbinit, duke hapur më pas shumë polemika midis dy kampeve. Takimi Shkumbini-Dinamo, ashtu si ai Gramozi-Teuta në Ersekë,  i ndërprerë në minutën e 30-të, do të luhen në një datë tjetër.
DREJT ÇEREKFINALEVE
RRUGA E SHKUMBINIT
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë Shkumbini eliminoi Memaliaj e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 1-2 në Memaliaj dhe 1-0 në Peqin. Në turin e dytë eliminoi Kastriotin: barazoi 1-1 në Krujë dhe fitoi 1-0 në Peqin.
RRUGA E DINAMOS
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë, Dinamo u Muçës u kualifikua pas dy fitoreve me Mamurrasin (3-2, 2-0) të Kategorinë e Dytë. Në turin e dytë eliminoi Bylisin: humbi 1-0 në Ballsh dhe fitoi 3-0 në Tiranë.
SHKUMBINI
Pjesëmarrëse:        në 21 edicione
Në çerekfinale:      10 herë
Në gjysmëfinale:           3 herë
Në finale:           0 herë
Fituese:             0 herë
Finale të humbura:   0 herë
DINAMO
Pjesëmarrëse:        52 edicione
Në çerekfinale:            44 herë
Në gjysmëfinale:     30 herë
Në finale:           18 herë
Fituese:             13 herë
Finale të humbura:   5 herë
Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 11 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›