E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus humb Iaquintan

Një tjetër lajm i keq për Juventusit. Ciro Ferrara nuk do të mund të llogaris në sulmuesin Vincenzo Iaquinta për së paku 40 ditë. Reprezentuesi italian të martën do të operohet në gjurin e këmbës së djathtë është bërë e ditur nga gjiganti italian.

Iaquinta ishte ankuar në dhimbje pas stërvitjes të shtunën në prag të ndeshjes me Sienan ku ai mungoi. Fillimisht dukej se bëhet fjalë për një lëndim të lehtë mirëpo kontrollimet mjekësore kanë konfirmuar nevojën e ndërhyrjes kirurgjike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›