Shënohet 7-vjetori i vrasjes së Ukë Bytyqit

Presidenti Fatmir Sejdiu do të marrë pjesë të martën në akademinë përkujtimore për Ukë Bytyqin, ish-kryetarin e Therandës, i cili u vra shtatë vjet më parë.
Me këtë rast, Presidenti Sejdiu do tia dorëzojë familjes Bytyqi Medaljen e Artë të Pavarësisë, me të cilën Ukë Bytyqin e pat dekoruar Presidenti Rugova.
Presidenti Sejdiu, po ashtu, do të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së Ukë Bytyqit në fshatin Semetisht, njofton Zyra e Presidentit.
Ukë Bytyqi, kryetar i Komunës dhe i LDK-së në Therandë, ishte vrarë më 27 tetor 2002, një ditë pas zgjedhjeve të dyta komunale në Kosovë, së bashku me dy aktivistë të tjerë të LDK-së, derisa po festonin fitoren e kësaj partie.