E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus kërkon Robbenin, ai Premierligën

Juventus ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Arjen Robben.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja holandeze Voetbal International, sipas së cilës gjiganti torinez synon të sjellë Robbenin në Serie A gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, besohet se 27 vjeçari në rast të largimit nga Bayern në fund të këtij sezoni, do të preferonte rikthimin në Premierligë, ku kërkohet nga Arsenal, ish skuadra e tij Chelsea dhe Tottenham. Kontrata e Robbenit me gjigantin bavarez skadon në qershor të 2013-ës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›