E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanetti s’ka të ndalur

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti mbush 39 vjet në gusht. Pavarësisht moshës, ai ende konsiderohet një prej futbollistëve kryesorë dhe të pazëvendësueshëm te Nerazzurrët.

Ikona e gjigantit milanez ka deklaruar se ende është i pavendosur për përfundimin e karrierës dhe ka premtuar se do të vazhdojë të luajë me të njëjtin angazhim.

“Do të vazhdoj të luaj me angazhim dhe përkushtim siç kam bërë gjithmonë. Këmbët do të më thonë kur të pensionohem, të luash në skuadrën që e do është kulmi”, deklaroi ai për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›