Mancini u kërkon falje tifozëve

Roberto Mancini u kërkoi falje tifozëve të Manchester Cityt, pas eliminimit nga Europa League kundër Sporting Lisbonës.
Skuadra e Mancinit u rikthye nga disavantazhi 0-2 dhe fitoi 3-2, por kjo nuk i mjaftoi të kualifikohet në çerekfinale të garës, pasi kishte humbur 1-0 në Portugali.
“Jam i dëshpëruar sepse mund të kem bërë gabime dhe u kërkoj falje tifozëve”, tha menaxheri i Cityt, Mancini. “Futbollistët bënë gjithçka dhe luftuan në fushë. Kur e humbi një ndeshje, mendoj se çka kam bërë gabim”, përfundoi ai.