Sneijder ndërron ekipin, jo edhe qytetin

Ylli i Interit, Wesley Sneijder pritet të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, reprezentuesi holandez është i përcaktuar të ndërrojë skuadrën, por jo edhe qytetin.
Sneijder spekulohet se është i interesuar t’i bashkohet rivalit të qytetit, kampionit në fuqi, Milan. Në rast se vishet kuqezi, Sneijder do të përfshihet në listën e gjerë të futbollistëve, të cilët braktisën Interin për të kaluar në Milan.
Ganz, West, Pirlo, Brocchi, Simic, Seedorf, Vieri, Favalli, Mancini dhe së fundmi Muntari iu bashkuan Milanit nga Interi.