Sahin gaboi që iu bashkua Realit

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka thënë se mesfushori Nuri Sahin bëri gabim që u transferua në Real Madrid në verën e vitit të kaluar.
Reprezentuesi turk braktisi Dortmundin duke kaluar në Santiago Bernabeu, ku nuk zë vend në formacionin bazë të Jose Mourinhos.
“Transferimi i Sahinit në Real ishte i gabuar. Do të kishte qenë më mirë për të nëse do të mbetej me ne. Por, ai është luftëtar, rikthimi nuk është opsion i diskutuar”, deklaroi Watzke për Bild.