E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus konfirmon Ferraran

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Juventusit, Roberto Bettega, ka bërë të ditur se bordi i klubit ka vendosur që Ciro Ferrara të mbetet në postin e trajnerit.

Në javët e fundit kanë qarkulluar spekulime të vazhdueshme rreth shkarkimit të Ferraras, pas rezultateve zhgënjyese, në pjesën e parë të sezonit. Por, Bettega ka insistuar se Ferrara do të mbetet.

“Ne do të vazhdojmë projektin tonë, ndërsa dyshimet tek trajneri nuk kanë ardhur nga ne, por nga mediat. Ferrara do të vazhdojë të jetë trajner i Juventusit”, tha Bettega.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›